Gjergj Vyshka 23.09.2016 11:35
Presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, është në kundërshtime të mëdha jo vetëm me kryebashkiaken e Romës, Raxhi, mocioni i së cilës pritet të votohet për “jo”, por dhe me deputetë. Për të zbutur situatën presidenti i Rajonit të Lacios kërkon rishikim. Ka pasur polemika mes deputetit të “5 yjeve” Di Batisti dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Italisë, Malago.
Në vazhdim të kërkesës në formë këshille të presidentit të Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, ndaj kryebashkiakes së Romës, Raxhi, që të mos e dërgojë në parlament mocionin e mosbesimit, Di Batisti tregohet më i rëndë: “Nëse nuk do ta dinim se bëhet fjalë për përplasje të thjeshtë, mund të binim në ujdi dhe të thonim se është dhe një kërcënim”.
Por menjëherë ka ardhur reagimi i Malagos: “Edhe miqtë e mi më të shtrenjtë më kanë thënë shumë gjëra, të efektshme dhe ironike, por në mënyrë të sinqertë nuk është se jam mërzitur. Jeta ime dhe stili im thonë gjëra krejtësisht të ndryshme me atë që mendojnë, por respektoj opinionin e gjithkujt”. Të nesërmen e “Jo-së” presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, është parë në Pallatin “Kixhi”.
Ai është takuar me nënsekretarin e presidencës në këshill, Luka Loti dhe jo si të martën kur dukej se do të takonte kryeministrin Renzi. Një takim i pritur pas zemërimit që ka shkaktuar “jo-ja” e kryebashkiakes Raxhi për kandidaturën e organizimit të Lojërave Olimpike më 2024. Në mbyllje të takimit, i cili ka zgjatur për një orë e gjysëm, Malago saktëson se fushata për “Roma 2024” nuk është diskutuar.
“Ishte një takim i programuar me Lotin. Erdhi presidenti i ri i UEFA-s, Çeferin, i shoqëruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Tavekio. Nuk ka asgjë tjetër”, – Presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago.