Gjergj Vyshka 23.09.2016 14:20
Nga Kampidoljo ka ardhur një tjetër sinjal se nuk ka asnjë nevojë për shtytje për të formësuar “jo”-në e kandidaturës së Romës për të organizuar Lojërat Olimpike më 2024-ën. Zhvillimet e deritanishme janë këto: në sallë do të votohet mocioni për t’i thënë “Jo” organizimit të Lojërave Olimpike më 2024-ën (duket i mundshëm aprovimi kur 29 nga 48 deputetë janë të forcës së politikës së Bepe Grilos).
Votimi duhet të ndodhë të martën. Kryetarja e Bashkisë së Romës, Raxhi, më pas do t’i shkruajë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të shprehur vullnetin e saj për të treguar për vendimin e saj të cilin e kishte këshilluar me administratën e Marinos. “Nëse do të ngacmohemi për dëmtim të imazhit atëherë do të reagojmë”, – bëhet e ditur nga Kampidoljo në lidhje me aksionin që pritet të zhvillohet nga Komiteti Olimpik i Italisë.
Në debatin për ndalimin e kandidaturës së Romës për zhvillimin e Lojërave Olimpike 2024 ka ndërhyrë dhe presidenti i Rajonit të Lacios, Nikola Zingareti. “Unë mendoj që gjithçka në jetë mund të një rrezik ose një mundësi e madhe, – ka thënë ai. – Ndryshimi është si e kryejmë. Mendoj që tërheqja nga Olimpiada është një gabim i madh dhe shumë dramatik.
“Dhe mbi të gjitha një element jo besimi ndaj nesh, që do të thotë se ngjyrat që ne mbrojmë duhet t’i administrojmë më mirë, – vijoi Zingareti. – Ne si Rajon jemi aktiv që në momentin e parë. Uroj, nuk e di nëse do të jetë e mundshme, që të ketë shanse dhe për një rishikim të vendimit”.