Risia / “Vitet e sportit aktiv të llogariten në pensionin e pleqërisë”

Share Button

Gjergj-Vyshka-tjeter

Nga Gjergj Vyshka 13.01.2015 17:45

Që më 24 dhjetor janë marrë vërejtjet e Federatave, shpejt pritet të shkojë në Parlament. Sugjerimi që vjen nga ekspertët e fushës: “Vitet e të bërit sport të llogariten në pensionin e pleqërisë”. Ribërja e ligjit të sportit dhe miratimi i tij sa më shpejt në Parlament ka qenë një nga premtimet e ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjë që e pat thënë dhe më 27 janar të vitit të kaluar, atëherë kur ishte në seminarin me temën “Forcimi i qeverisjes së mirë”.

Dhe në fakt është punuar për riparimet e mundshme në Ligjin e Sportit dhe bërjen e tij sa më funksional për sportin në vend, ndërsa që nga 21 prilli 2005 dhe deri tani, që do të thotë dhjetë vjet, përtej ndonjë rregullimi të vogël duket se nuk ka pasur asgjë. E për një ligj më funksional, drafti i tij i është dërguar të gjitha Federatave Sportive, të cilat kanë pasur kohë deri më 24 dhjetor 2014 për të bërë rregullimet, apo sugjerimet e tyre. Jo vetëm kaq, por u është dërguar dhe ekspertëve të fushës.

E prej këtyre ekspertëve vjen dhe sugjerimi i fundit, i cili ka lidhje me sportistët profesionistë. Ideja e të bërit 15-20 vjet sport profesionist do të thotë mund, djersë, po pse jo dhe privim nga shumë gjëra që duhet për të marrë rezultatin. Dhe që të jetë një rezultat i mirë, i cili kënaq të gjithë, sportisti profesionist jo pak ndeshet me dëmtime, që janë pjesë e të bërit sport. Dhe duke qenë sportist profesionist atëherë ai cilësohet i punësuar.

Për rrjedhojë, ndërsa në mbarim të karrierës së sportistit mund të bëjë dhe punën e trajnerit, apo gjithçka tjetër, sugjerimi është i atillë; të gjitha vitet e të bërit sport të cilësohen si punë dhe më pas të llogariten në shumën e pensionit. Pra jo vetëm pension me vitet e punës që mund të bëhet pas lënies së karrierës sportive. Jemi koshient që figura e sportistit, përtej rasteve kur ka marrë medalje ndërkombëtare dhe që ka marrë trajtime të veçanta, vite më përpara është keqtrajtuar.

Pa thënë që jo rrallëherë ka mbetur dhe e hedhur në rrugë dhe pa punë, jo sikur të ishte ajo, apo ai, që i jepte kënaqësi shqiptarëve me rezultatet e tij. Ndoshta në këtë drejtim duket sikur kanë filluar të lëvizin gjërat. Por tashmë ajo që sugjerohet është parashikimi në Ligjin e sportit që vitet e të bërit sport profesionist të konsiderohen punë dhe të llogariten më pas në pensionin e pleqërisë. Pse jo të jenë si një pension shtesë dhe i veçantë.

Megjithatë duhet marrë si një sugjerim i tillë, sepse me sportin të gjithë kënaqen në këtë vend.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh