AlbanianSport.com 31.07.2015 08:00
ASNN – Një tjetër federatë e shumësportëshit shqiptar është bërë pjesë e familjes botërore. Federata e Harkëtarisë është votuar njëzëri më 25 korrik 2015 nga të gjithë anëtarët e Federatës Botërore në Kongresin e 51-të, të mbajtur në Kopenhagen të Danimarkës.
Në kuadër dhe në mbështetje të politikave zhvilluese të sportit e promovimit të sporteve olimpike që nuk janë tradicionale në Shqipëri, KOKSH në mbështetje me Shoqatën Shqiptare të Harkëtarisë, në partneritet me Solidaritetin Olimpik dhe Federatën Botërore të Harkut, zhvilluan pak kohë më parë një kurs teknik për trajnerë.
Ky kurs u drejtua nga eksperti i Federatës Botërore të Harkëtarisë, Masimo Xhovanuici, i cili është gjithashtu trajnues i trajnerëve të Federatës Italiane të Harkëtarisë. Në këtë u trajnuan 20 pjesëmarrës.