Gjergj Vyshka 09.02.2016 14:35
Në hedhjen e gjyles kampioni Adriatik Hoxha ka bërë debateme gjyqtarinë për hedhjen e fundit, që i është faull, ndërsa tek kërcimi së larti shqetësim ka qenë jo vetëm pedana, por dhe testimet fizike të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në pistën e “Qemal Stafës”
Debate dhe inferioritet në rezultatet. Por nuk mjafton me kaq. Gara e kërcimit së larti në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” ka filluar me gati një orë vonesë. Sepse në pistë kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë bërë testimet fizike.
Dhe në këndin që ishte caktuar për kërcimin së larti, atje ku qoftë steka megjithë dyshekun e kërcimit, apo dhe rrahja e kërcimit për atletët nuk ishte në nivelin e duhur, ishte në një pozicion të atillë që duhej pritur të kalonin ata që po bënin vrapimin.