Gjergj Vyshka 16.08.2016 10:40
Uejd Van Najkërk ka fshirë nga tabela e rekordeve të botës në atletikë rezultatin e Majkëll Xhonsonit, 43”18, që ishte arritur 17 vjet më parë, më saktë më 1999, edhe ai atëherë në finalen olimpike të 400 metrave, të dielën në Rio.
Afrikanojugori e ka marrë medaljen e artë me rezultatin 43”03, duke u vendosur përpara atletit nga Grenada, Kirani Xhejms, 43”76, që ishte njëkohësisht dhe mbajtësi i titullit olimpik, dhe përpara amerikani LëShoun Merrit, 43”85.
Xhejmsi, që kishte kohën më të mirë të gjysmëfinaleve, nuk ka mundur ta ndalë kampionin e botës, 24-vjeçarin që ishte 10 sekonda në 100 metra, 20 sekonda në 200 metra dhe 43 sekonda në 400 metra.
Ai ka pasur paraqitjen më të mirë të sezonit, ashtu sikurse dhe Merrit. Por Van Najkërk, që ka pasur një shpërthim të paparë, duke garuar në korsinë e 8-të, ka vrapuar në mënyrë fenomenale në metrat e fundit dhe është bërë i pakapshëm nga kundërshtarët.
Rezultatet e ditës së tretë të garave të atletikës
400 metra – Meshkuj
1) Vajde Van Niekerk (Afrika e Jugut) 43”03
2) Kirani Xhejms (Grenada) 43”76
3) LaShaun Merrit (SHBA) 43”85