Rio 2016 / Trehapëshi për Ibarguenin, Vlodarçik, rekord bote në çekiç

Share Button

Atletika

Gjergj Vyshka 16.08.2016 16:10

Në krye pas kërcimit të dytë me 15.03 metra, Katerine Ibarguen e ka dominuar deri në fund garën olimpike në kërcimin trehapësh, teksa në hedhjen e 5-të ka arritur 15.17 metra, ndërsa konkurrentet e saj nuk e kishin kapur ende kufirin e 15 metrave.

Kolumbiania, medalje e argjendtë në Londër 2012, merr revanshin e saj ndaj konkurrentes nga Venezuela, Julimar Rohas, që ishte në 14.98 metra dhe atletes nga Kazakistani, Olga Ripakova, që arriti 14.74 metra.

Ndërkaq, Anita Vlodarçik ka thyer rekordin e botës në hedhjen e çekiçit për femra me 82.29 metra në hedhjen e saj të tretë të hënën në finalen e Rios. Polakja, mbajtëse e këtij rekordi me 81.08 metra realizuar vitin e kaluar, ka konfirmuar formën e saj të mirë.

Ajo e ka nisur mirë garën me 76.35 metra në hedhjen e parë dhe 80.40 metra në të dytën. Francezja Aleksandra Tavernier, që ka qenë medalje e artë, është eliminuar. Medalistja e bronztë në botërorin e 2015-ës nuk ka mundur të bëjë më mirë se sa 65.18 metra.

Kurse Ruth Xhebet është kampione olimpike. Atletja e Bahreinit duke mundur rivalen nga Kenia e ka mbyllur e para finalen e 3,000 metrave me pengesa. Me një kohë 8’59”75, ajo ka qenë në prag të thyerjes së rekordit të botës.

Keniania Hivin Xhepkemoi është e dyta dhe amerikania Ema Korbun kompleton podiumin. Në këtë garë, por në bateritë eliminatore, konkurroi edhe Luiza Gega, e cila ishte e dëmtuar dhe nuk arriti të kualifikohet për në finale.

 

Rezultatet e ditës së tretë të garave të atletikës

 

Kërcim Trehapësh – Femra

1) Katerine Ibarguen (Kolumbi)                             15.17 m

2) Julimar Rojas (Venezuelë)                                14.98 m

3) Olga Ripakova (Kazakistan)                              14.74 m

 

3,000 metra me pengesa – Femra

1) Ruth Xhebet (Bahrein)                                       8’59”75

2) Hivin Kijeng Jepkemoi (Kenia)                         9’07”12

3) Ema Korburn (SHBA)                                         9’07”63

 

Hedhje çekiçi – Femra

1) Anita Vlodarczik (Poloni)                                   82.29 m

2) Venxiu Zhang (Kinë)                                          76.75 m

3) Sofie Hitshon (Britani e Madhe)                       74.54 m

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh