Rio 2016 / Trajneri Stërmasi: Luizës iu bllokua këmba për afro një orë

Share Button

Luiza-Gega-gara-kamera

Gjergj Vyshka 14.08.2016 11:10

I ndjerë keq, pa asnjë fjalë, trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, e ka pasur të vështirë të shpjegojë situatën, ndërsa thotë fillimisht se tashmë duhet një kohë e gjatë rehabilitimi për të menduar garat e ardhshme. “Jam vërtetë i shokuar, – thotë Stërmasi nga Rio. – Prisja që të kishim probleme me tendinin, por jo të ishte kaq shumë bllokuese. Përveç problemit që pati, Luizës ju bllokua këmba që nga pulpa deri në kofshë pas xhiros së parë dhe deri në fund e zuri ngërçi tek katër gishtat e këmbës së dëmtuar. Edhe 30 minuta pas garës nuk liroheshin.”

“Ajo e përfundoi garën e freskët pa dhënë asgjë nga mundësitë që ka ajo në këtë disiplinë”, – ka zbuluar ai. Duke vijuar më tej, Stërmasi vë alarmin sepse, sipas tij, situata e dëmtimit është shqetësuese. “Më duhet mjek sportiv specialist gjithë kohën me vete, sepse në vazhdim nuk dua të kem surpriza të pakëndshme si kësaj radhe. Jemi lodhur kaq shumë që të mos na shkonte gara kaq keq. Mirëpo ndonjëherë edhe Zoti nuk është me ne, por vetëm ne mund të jemi kaq të pakujdesshëm me rehabilitimin e sportistit dhe këtu hyj dhe unë e mbaj përgjegjësitë e mia”.

E më tej akoma, Stërmasi për të mos e lodhur gojën nuk e ka kërkuar specialistin me vete. “Sepse nga që na ka munguar gjithnjë mjeku sportiv duket si absurde t’ia kërkosh organeve sportive shqiptare, pasi e dinim mirë se nuk kishim mundësi të na e sjellin, – ka pohuar ai. – Për dy arsye, e para s’ka specialist sportiv aktiv që është marrë me sportin vitet e fundit dhe se askush nuk bën sakrificat që bëjmë ne duke lënë familjet tona 9 muaj të vitit për pagesa qesharake, ose pa to fare”. E ndërkohë janë duke u kërkuar mundësi rehabilitimi jashtë vendit.

“Po konsultohemi me mjekët këtu. Do të bëjmë një rezonancë e do të fillojmë menjëherë fizioterapinë. Sezoni u mbyll fatkeqësisht për këtë vit. Do të mundohemi ta rehabilitojmë këmbën sa më shpejt të jetë e mundur, qoftë dhe jashtë vendit nëse duhet”, – ka përfunduar trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh