AlbanianSport.com 13.08.2016 09:45
ASNN – Një peshëngritës që fiton një medalje të artë olimpike dhe thyen një rekord botëror pa trajner ka qenë një nga episodet më të spikatura nga dita e 7-të të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.
Nuk ka patur trajner, por kjo nuk e ka penguar Kianush Rostamin të marrë medaljen e artë, që është e para për vendin e tij, iranin, në Lojërat Olimpike të Rios. Jo vetëm kaq, por 25-vjeçari theu edhe rekordin e tij botëror, me një total prej 396 kg.
Kështu, ai u ngjit në krye të podiumit të kategorisë së peshës trupore deri në 86 kg në peshëngritje. Ai mposhti sfidën e kinezit Tian Tao si dhe rumunit Gabriel Sinkrajan. Iraniani ngriti 179 kg në shkëputje, duke vijuar me 217 kg në shtytje.