AlbanianSport.com 17.08.2016 16:10
ASNN – Ka përfunduar në mënyrë kontradiktore dhe, për rrjedhojë, ka shpërthyer në një skandal diplomatik.
Irani e ka quajtur fitimin e medaljes së artë në peshëngritje nga gjeorgjiani Lasha Talakhadzes një komplot olimpik, duke bërë që, për të qetësuar gjakrat, të thirren në ndihmë edhe forcat e rendit në Rio.
Favoriti iranian i peshave të rënda, Behdad Salimikordasiabi, nuk arriti të kualifikohet për në dygarësh në kategorinë e peshës trupore mbi +105kg, pasi gjyqtarët ia anulluan në mënyrë kontradiktore provën e dytë në shtytje.
Kjo bëri që shtangisti dhe trajnerët e zyrtarët iranianë të përplasen me drejtuesit e garës, duke i akuzuar për komplot dhe duke bërë që të kërkohet ndihma e policisë braziliane për të vendosur qetësinë.