AlbanianSport.com 18.08.2016 15:40
ASNN – Francezi Mahledinë Mekisi, fillimisht i katërti në 3,000 metra me pengesa, tashmë është medalje e bronztë.
Dhe gjithçka ka ardhur pas reklamimit që pat bërë ai, sepse keniani Ezekiel Kemboi kishte dalë jashtë vizave të vrapimit të kësaj gare.
Dhe, për rrjedhojë, Federata Botërore e Atletikës e ka marrë parasysh reklamimin e francezit, ka përjashtuar Ezekiel Kemboi nga gara, dhe medalja e bronztë, e konfirmuar të mërkurën në mbrëmje, ka shkuar për Mekisin.
3000 metra me pengesa – Meshkuj
1) Konseslus Kipruto (Kenia) 8’03”28
2) Evan Xheger (SHBA) 8’04”28
3) Mahledine Mekisi (Francë) 8’11”52