Rio 2016 / Ruli: Briken Calja bëri një garë të shkëlqyer taktike

Share Button

Briken-Calja-gare-lart-larg

Gjergj Vyshka 11.08.2016 07:05

326 kg në dygarësh në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg në peshëngritje dhe Briken Calja është në vendin e pestë, jo vetëm në stilin e shtytjes me 181 kg, por dhe në përfundim të garës. Ndryshon vetëm pesha trupore, sepse meksikani Roke Mendoza ka qenë 210 gram më i lehtë se sa Calja (68.63 kilogram Mendoza, 68.84 kilogram Calja).

Për rrjedhojë, edhe duke e parë garën me Pirro Dhimën, Ruli ka deklaruar se tashmë do t’i kërkohet Federatës Botërore të Peshëngritjes të mos ekzistojë më pesha trupore. “Me të thënë të drejtën, – thotë Ruli nga Rio, teksa është shefi i misionit Rio 2016, – ka qenë një garë të përsosur taktike. Ndonëse ka dështuar në 3 prova, ato janë çështje të trajnerit.”

“Por, në një farë mënyre ne jemi të kënaqur me vendin e 6-të të Caljes, i cili është i barabartë me të pestin, – ka shtuar ai. – E po kështu dhe vendi i tetë i Velit nuk është pak”. E duke vazhduar më tej, Ruli do të tregonte dhe situatën që është në ekipin olimpik shqiptar. “Ne e kemi parë skuadrën si një familje e madhe, atje ku ka ekzistuar një marrëdhënie e ngrohtë sportist-trajner-drejtues”, – këmbëngul zv/presidenti i KOKSH-it.

“Jemi bërë njësh me të gjitha hallet e problemet të sportistëve, – ka vijuar ish-atleti rekordmen. – Dhe si të tillë ne jemi të kënaqur dhe me sjelljen e tyre në fshatin olimpik. Vlerësojmë paraqitjen e sjelljen e më pas dhe rezultatet. Dhe mendoj se deri më tani jemi mirë. Taktikisht gara e Briken Caljes është vlerësuar dhe nga Pirro Dhima me të cilin e kemi parë bashkë konkurrimin e tij”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh