Rio 2016 / Peshëngritja konfirmon delegacionin, Evangjeli Veli pa trajner?

Share Button

Peshengritje-Evangjeli-Veli-Fetije-Kasaj

Gjergj Vyshka 02.08.2016 13:25

Peshëngritja shqiptare, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Agron Haxhihyseni, ka rikonfirmuar dhe një herë delegacionin e shtangës kuqezi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Një delegacion që, sipas Haxhihysenit, kryesohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

“Sportistë janë Briken Calja dhe Evangjeli Veli e trajner Leonard Toska”, thotë Haxhihyseni për “Sport Ekspres”, ndërsa kështu shtangistja e peshës 53 kg, e cila po shkon në këto Lojëra me ftesë, rezulton pa trajner dhe do të udhëhiqet në garë nga presidenti Gjoza dhe trajneri Toska.

Mirëpo e gjithë kjo situatë ka krijuar kaos dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse sipas presidentit të olimpizmit shqiptar është prerë një biletë vajtje-ardhje në Rio në shumën 3,800 euro, të cilat nëse shkojnë dëm kush i paguan. “Na sollën emrin e Sokol Bishanakut për trajner për Velin, por më pas thanë hiqeni se nuk e donin”, – ka thënë presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani.

“Është turp për ne si delegacion shqiptar që një sportiste ta kemi pa trajner në Rio. Mirëpo kjo është Federata Shqiptare e Peshëngritjes”, – shton me keqardhje Bezhani, ndërsa për herë të parë në historinë e pjesëmarrjes së delegacionit olimpik shqiptar në këto Lojëra një sportiste shkon pa trajner.

Ndonëse në garë, ashtu sikurse ka ndodhur dhe në Kampionatet Botërore dhe Evropiane të Peshëngritjes, presidenti Gjoza dhe një trajner, në këtë rast Leonard Toska, që është për sportistin e tij Briken Calja, do të udhëheqin Velin në garë në peshën 53 kg.

 

Delegacioni Olimpik Shqiptar në “Rio 2016”:

 

1)       Luiza Gega               Atletikë

2)       Taulant Stërmasi      Trajner

3)       Izmir Smajlaj              Atletikë

4)       Vildan Tufi                Trajner

5)       Sidni Hoxha              Not

6)       Nikol Merizaj             Not

7)       Sadik Mema              Trajner

8)       Briken Calja              Peshëngritje

9)       Leonard Toska         Trajner

10)      Gjergji Ruli                Shefi i Misionit

11)      Kliton Muço               Zyrtar

12)      Mel Ostreni                Doktor

13)      Elez Gjoza                 Zyrtar/Presidenti i Federatës së Peshëngritjes

14)      Evangjeli Veli           Peshëngritëse

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh