AlbanianSport.com 05.08.2016 18:00
ASNN – Pavarësisht kushteve të vështira që paraqet Rio, turistët nuk po stepen. Mbi 500 mijë të tillë janë tërhequr nga ndjekja e Lojërave Olimpike dhe shprehen se njerëzit në Rio janë shumë miqësorë. Kështu, më shumë se 500 mijë turistë kanë zbritur në Rio, pavarësisht kushteve të vështira aty që lidhen me krimin, ndotjen virusin “Zika” dhe kërcënimet nga terrorizmi.
Ata mbrohen nga më shumë se 85 mijë policë dhe ushtarë, çka përbën thuajse dyfishin e numrit të punonjësve të sigurisë që ishin angazhuar në 2012-ën në Londër. “Jemi të impresionuar nga siguria. Ka goxha prani ushtarake, por kjo na bën të ndihemi më të sigurtë”, – shprehet një turist.
“Kur isha në Kinë më thanë se Rio nuk është vend i sigurt, por mua më duket çdo gjë në rregull. Njerëzit këtu janë shumë miqësor”, shprehet një turist tjetër i ardhur nga Kina. Megjithatë reputacioni i Rio-s për krime mbetet, veçanërisht duke patur parasysh edhe diferencën e madhe që ekziston mes klasave ekonomike dhe varfërinë që mbizotëron.