Gjergj Vyshka 08.08.2016 11:40
Xhudistja Majlinda Kelmendi, që është kampione në fuqi e Evropës dhe e botës, por njëkohësisht dhe kryesuese e renditjes botërore, dje ka bërë realitet një ëndërr të madhe të të gjithë shqiptare. Medalje e artë olimpike. Kelmendi ka qenë në grupin C të fazës eliminatore të peshës 52 kg në xhudo për femra.
E ka nisur me kalim turi të parë pa kundërshtar dhe në të dytin është vënë përballë zviceranes Evelinë Tshop, të cilën e ka mundur me “ippon” për 24 sekonda. Më pas i është dashur punë për të mundur xhudisten nga Maurishiusi, Kristiane Lezhentil, që e ka mundur me pikë.
Një gjysmëfinale e vështirë përballë japonezes Misato Nakamura, që e ka kaluar me pikë. Dhe në finale përballë italianes Odete Xhufrida me pikë. S’ka më kohë dhe me pikë teknike, Kelmendi është shpallur “kampione olimpike. Lot në sytë e Kelmendit, e cila është përqafuar fillimisht me trajneri Kuka, më pas me tifozët e saj në Rio dhe të gjithë ekipin kosovar.
Rezultatet teknike të xhudos në peshën 52 kg
1) MAJLINDA KELMENDI (KOSOVË)
2) Odete Xhiufrida (Itali)
3) Misato Nakamura (Japoni)
3) Natalina Kuziutina (Rusi)