Gjergj Vyshka 13.08.2016 14:20
Trajneri Stërmasi: “Synohet finalja, por meraku më i madh është dëmtimi në tendinin e Akilit, sepse nëse do ta ndjejë gjatë garë ajo kontrakton muskujt e pulpës e më pas dhe të kofshës e bëhet kritike.”
Ndërkohë një tjetër pyetje për Stërmasin nga “Sport Ekspres” ishte: “Një fund pa lavdi në Olimpiadë çdo të thotë për ju të dy? “Shpresojmë që të mos jetë kështu, – përgjigjet ai. – Megjithatë Luiza është në hapat e para të kësaj disipline.”
“Dhe mendojmë se ajo do të përmirësojë vitin tjetër pothuajse 20 sekonda nga koha e Amsterdamit, – thotë trajneri. – Pra, sa të kthehemi nga Rio duhet t’i futemi punës për të përmirësuar problemet teknike që kemi.
“Luiza Gega do të jetë me fokus vetëm tek 3000 metra me pengesa. Jam krenar që ajo do të jetë sportistja më e mirë në rajon dhe në botë për shumë gjatë”, – ka përfunduar Stërmasi.