Gjergj Vyshka 15.08.2016 15:30
28 medalje në karrierën e tij sportive, 23 medalje olimpike në katër pjesëmarrje të Lojërave Olimpike, ndërsa në Rio ka marrë pesë të arta dhe një të argjendtë. 31-vjeçari ka vendosur të thotë: “Mjaft!”
Kështu, Majkëll Felps ka vendosur të tërhiqet nga sporti aktiv në përfundim të Lojërave Olimpike. Kampioni amerikan e kishte lajmëruar që më parë tërheqjen në përfundim të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.
Por ishte menduar dhe ka garuar dhe një herë në Rio. Dhe paraqitja e tij është e jashtëzakonshme, ndërsa ka bërë 23 medalje të arta në 4 nga 5 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.
Vetëm pesë të arta dhe një të argjendtë në Rio e në total 28 medalje në të gjitha veprimtaritë e tij ndërkombëtare që kanë nisur që nga “Sidnei 2000” për të përfunduar në “Rio 2016”.
31 vjeçari ka vendosur për të thënë: “Mjaft!”. Kuptohet për t’i hapur rrugën të tjerëve, por që do të mbetet një legjendë për një kohë të gjatë në Lojërat Olimpike. Dhe noti është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.