Gjergj Vyshka 05.08.2016 20:45
Italia ka përuruar dje pjesën e saj në fshatin olimpik në Rio e për këtë ka ardhur Kryeministri i vendit, Mateo Renzi, i cili në një farë mënyre e ka cilësuar sportin si paqësor në botë. Madje ka ardhur dhe me një ide për rritjen e kandidaturës së Romës për zhvillimin e Lojërave Olimpike më 2024-ën.
Përtej kësaj, jo vetëm kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, por dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, nuk i kanë shpëtuar fotove me delegacionin kuqezi. Shefi i misionit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Gjergji Ruli, por dhe mjeku Mel Ostreni kanë bërë foto.
Madje Ostreni i ka koleksionit të tij të fotove dhe një me flamurmbajtësen e Italisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, notaren Federika Pelegrini. Pa harruar këtu dhe dy yjet e tenisit amerikan, motrat Serena dhe Venus Uilliams. Kësisoj rritet miqësia e delegacionit kuqezi me pjesën tjetër të botës…
Delegacioni olimpik shqiptar në “Rio 2016”:
1) Luiza Gega Atletikë
2) Taulant Stërmasi Trajner
3) Izmir Smajlaj Atletikë
4) Vildan Tufi Trajner
5) Sidni Hoxha Not
6) Nikol Merizaj Not
7) Sadik Mema Trajner
8) Briken Calja Peshëngritje
9) Leonard Toska Trajner
10) Gjergji Ruli Shefi i Misionit
11) Kliton Muça Zyrtar
12) Mel Ostreni Mjek
13) Sidita Hoxholli Fizioterapiste
14) Elez Gjoza Zyrtar/President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
15) Evangjeli Veli Peshëngritëse
16) Sokol Bishanaku Trajner