Rio 2016 / Ka dy gola për një minutë, ka bollëk golash, por edhe disnivel

Share Button

Futbolli

Gjergj Vyshka 06.08.2016 16:10

Koreanët kanë gjetur kundërshtarin më të dobët të Lojërave Olimpike, Fixhin, dhe kanë realizuar tetë gola. Bollëk golash në ndeshjen Nigeri-Japoni, Etobo shënuesi më i mirë i ndeshjeve të para në grupe. Korea e Jugut mund dhe duhet quajtur skuadra më fenomenale e futbollit të meshkujve në raundin e parë të takimeve në grupe. Jo vetëm sepse ka fiksuar rezultatin më të thellë të ndeshjeve të para, teksa ka realizuar tetë gola në portën e Ishujt Fixhi, por sepse ka shënuar dy gola për një minutë.

Nëse në pjesën e parë Fixhi kanë rezistuar, ndërsa në të 32-ën minutën koreanojugët kanë kaluar në epërsi me anë të Rui Seung-Vosë, në pjesën e dytë porta e tyre është bërë tabelë qitjeje. Pikërisht Kung Shan-Ho do të shënonte golin e dytë në minutën e 62-ën dhe më pas i njëjti lojtar, së bashku dhe me Rui Seung-Vo do të fiksonin në të 63-ën shifrat 4-0. Bëhen të papërmbajtshëm dhe të sapofuturit në fushën e lojës Son Heung-Min, që shënon nga pika e bardhë e 11-metërshi, por dhe Sun Hiuk-Jun.

Dhe në fund Rui Seung-Vo do të fiksonte rezultatin 8-0, që është ndër më të thellët në turnetë olimpik, ndërsa Ishujt Fixhi ishin kundërshtari që s’kishin lidhje me futbollin. E të frymëzuar nga Fixhi-Kore e Jugut, Nigeri-Japoni sjellin bollëk golash. Vlen të përmendet fakti që në 15 minutat e para të ndeshjes janë shënuar katër gola duke u fiksuar barazimi 2-2. Por nuk mbaron këtu. Etobo fikson fitoren e Nigerisë në fundin e pjesës së parë 3-2. Dhe më pas në pjesën e dytë shënon dhe dy gola të tjerë dhe 5-2.

Katër gola për Etobon, që është shënuesi më i mirë i ndeshjeve të para në grupe në futboll. Ndërkohë ndeshja ka pasur momente interesante, sepse Japonia, me anë të Asanos dhe Suzukit, ka ngushtuar në 5-4. Por vetëm kaq. Një ndeshje e fortë është zhvilluar mes Suedisë dhe Kolumbisë. Nuk duhet harruar që Suedia është nënkampione e Evropës për Nën-21-vjeçarët. Kolumbianët kanë kaluar në epërsi me anë të Gutierrez, por në fund të pjesës së parë ka barazuar Ishak.

Mandej kalojnë në epërsi nordikët më anë të Ajdareviçit dhe Pabon me 11-metërsha fikson barazimin 2-2. Kështu kanë përfunduar ndeshjet e para në grup të futbollit, ndërsa Korea e Jugut, me dy gola në një minutë, është kthyer në fenomenin e Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

 

Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio 2016”

Turneu i Futbollit të Meshkujve

 

Grupi B

 

Dje:

Suedi – Kolumbi                              2-2

Nigeri – Japoni                                 5-4

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Nigeria           1          1          0          0          5-4                  3
  2. Kolumbia       1          0          1          0          2-2                  1
  3. Suedia           1          0          1          0          2-2                  1
  4. Japonia          1          0          0          1          4-5                  0

 

Grupi C

 

Dje:

Meksikë – Gjermani             2-2

Fixhi – Kore e Jugut                        0-8

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Koreja e Jugut          1          1          0          0          8-0                  3
  2. Gjermania                  1          0          1          0          2-2                  1
  3. Meksika                     1          0          1          0          2-2                  1
  4. Fixhi                           1          0          0          1          0-8                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh