AlbanianSport.com 20.08.2016 15:15
ASNN – Garat e Olimpiadës Rio 2016, po kulmojnë me finalet e tyre. Dy prej tyre, ato të stafetës 4 x 100 për meshkuj dhe femra kanë përcaktuar fituesit e tyre, Xhamajka dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Kështu, garat e shumëpritura ato të stafetës 4 x 100 metra për meshkuj dhe femra kanë dhuruar emocione të mëdha në “Rio 2016”.
Për femra, atletet amerikane kanë fituar titullin “kampion olimpik” pasi kanë realizuar kohën e dytë më të mirë në histori, 41 sekonda e një të qindtat. Një fitore kjo që i ka dhënë mundësinë Elison Feliksi që të bëhet atletja e parë femër që fiton 5 medalje të arta olimpike. Në vend të dytë u rendit 4-shja e atleteve xhamajkane me kohën 41’36.
Në stafetën 4×100 për meshkuj atletët xhamajkanë i justifikuan pritshmëritë. Edhe pse kanë patur një defekt në shkëmbimin e shkopit të stafetës, gjë që u ka humbur disa sekonda të kohë, ata kanë mbërritur të parët në finish duke marrë medaljen e artë. Për Jusein Boltin kjo është medalja e e tretë e artë në këtë olimpiadë.
Atleti xhamajkan hyn në histori kështu, duke u bërë atleti i parë që fiton tre medalje ari në 3 Olimpiada radhazi. Pas Xhamajkës u renditën Japonia dhe SHBA-ja.