AlbanianSport.com 15.08.2016 07:55
ASNN – Ka shkruar historinë, por, përkundër asaj që dha në gjysmëfinale apo asaj që pritej prej tij, pa arritur të thyejë rekordin botëror të garës së 100 metrave. Jusein Bolt, ka arritur të bëhet olimpisti i parë që fiton 3 herë radhazi në garat e atletikës, duke i shtuar kurorës së siguruar në “Pekin 2018” dhe asaj në “Londër 2012”, edhe një titull të kampionit olimpik në “Rio 2016”.
Xhamajkani ka kapërcyer një nisje të dobët të garës së zhvilluar rreth orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, duke qenë prapa amerikanit Xhastin Gatlin në 50-60 metrat e para, por duke vijuar të shpërthejë në 40 metrat e fundit dhe duke mbërritur i pari në finish. Me kohën 9 sekonda e 81 të qindtat, Bolt ishte shumë larg 9 sekondave e 69 të qindtave që pati vendosur si rekord botëror në Pekin para 8 vjetësh.
Por edhe më larg se 9 sekondat e 63 të qindtave që vrapoi në Londër. Gatlin mbërriti i dyti në finish me 9 sekonda e 89 të qindtat, ndërsa podiumin e plotësoi kanadezi Andre De Gras, me kohën 9 sekonda e 91 të qindtat. Sikundër e gjithë kjo Olimpiadë e 31-të Verore, që po mbahet në Brazil, edhe emicionet e garës së 100 metrave u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.