Gjergj Vyshka 16.08.2016 14:20
Në “Rio 2016”, ashtu sikurse edhe në “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”, Jusein Bolti është i pakonkurrueshëm dhe nuk mund të rivalizohet në distancat e shkurtra të atletikës.
Xhamajkiani me 9 sekonda dhe 81 të qindtat ka konfirmuar statusin e tij si njeriu më i shpejtë në botë duke fituar të dielën garën e 100 metrave në Rio, që është kështu titulli i tij i tretë olimpik, ndërsa ka qenë përpara Xhastin Gatlinit, që mbërriti në finish me kohën 9 sekonda e 89 të qindtat.
Amerikani, që është fërshëllyer në mbërritjen e tij në stadiumin olimpik, ka realizuar një nisje shumë të mirë dhe shumë më të mirë se sa në gjysmëfinale. Deri në gjysmë të garës ka qenë në krye, por më pas Gatlin nuk ka mundur t’i rezistojë “princit të erës”, ndërsa kështu ka qenë përpara kanadezit Andre Dë Gras, 9”91, që ka marrë medaljen e bronztë.
Ndoshta pjesëmarrja në Lojërat e fundit, Bolt bëhet i pari që rikonfirmon kurorën e tij në 100 metra, ndërsa është titulli i tij i shtatë olimpike. 50 metra të papara në fund, ndërsa tashmë pritet që të ketë edhe një treshe tjetër, sepse Jusein Bolt do të konkurrojë edhe në 200 metra dhe 4 x 100 metra në Rio.
Rezultatet e ditës së tretë të garave të atletikës
100 metra – Meshkuj
1) Jusein Bolt (Xhamajka) 9”81
2) Xhastin Gatlin (SHBA) 9”89
3) Andre De Gras (Kanada) 9”91