AlbanianSport.com 12.08.2016 09:45
ASNN – Pas dy peshëngritësve, Evangjeli Veli dhe Briken Calja, dhe dy notarëve, Nikolë Merizaj dhe Sidni Hoxha, sonte do të konkurrojë edhe sportisti i 5-të, që është edhe i parafundit, i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Bëhet fjalë për atletin Izmir Smajlaj, i cili është edhe rekordmeni i kërcimit së gjati dhe trehapësh. Vetëm një muaj më parë, shkodrani nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i 9-të në finalen e Kampionatit Evropian të Atletikës në Amsterdam.
7.75 metra ka qenë kërcimi i tij i parë me shpejtësinë e erës 0.4 metër për sekondë. 7.46 metra në kërcimin e dytë me shpejtësinë e erës 0.8 metër për sekondë dhe faull në të tretën, ndërsa shpejtësia e erës ishte 1.5 metër për sekondë.
Për këtë arsye, edhe duke patur parasysh cilësinë e konkurrencës, ajo që synohet prej tij në Olimpiadë është një paraqitje sa më e mirë dhe, mundësisht, një rekord kombëtar. Gara e Smajlajt zhvillohet rreth orës 02:00 të mëngjesit.