AlbanianSport.com 07.08.2016 17:10
ASNN – Turneu olimpik i futbollit për femra vazhdon të dhurojë spektakël dhe në ndeshjet e dyta, të zhvilluara dje, spikati dueli i pretendenteve të grupit G, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.
Të dyja skuadrat i kishin fituar takimet e para dhe takimi i së shtunës ishte vendimtar sa i përket vendit të parë. Dhe janë amerikanet ato që kanë vendosur diktatin, duke e fituar ndeshjen me një gol të vetëm.
Me këtë fitore, SHBA-ja ka marrë kreun e renditjes, e bashkë me të, edhe vendin në turin tjetër. Karli Llojd ka vendosur fatin e takimit në favor të amerikaneve, me golin e shënuar pas një ore lojë.