AlbanianSport.com 29.01.2016 13:45
ASNN – Do të jetë edhe një refugjat mes pishtarmbajtësve që do të sjellin flakën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Kështu ka lajmëruar presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, në një vizitë në fushën “Eleonas” në Athinë, teksa ajo mirëpret refugjatët afgan dhe iranian.
Ndërkohë, Salloni i Artë i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë (CONI), ka qenë i mbushur nga personalitete të lidhura me botën e notit në përkujtimin e 50-vjetorit të tragjedisë së Bremenit.
Më 18:51 (ora në të cilën avioni me 46 persona, mes të cilëve dhe përfaqësuesja italiane, që po shkonte në një veprimtari është rrëzuar në fazën e uljes) presidenti Malago dhe të ftuarit e tjera kanë mbajtur një minutë heshtje.