Gjergj Vyshka 31.07.2016 08:00
Shqipëria, së bashku me Afrikën e Jugut dhe Moldavinë, janë përshëndetur nga legjenda e basketbollit brazilian, Zhanetë Arkain, medaliste e argjendtë në “Atlanta 1996” dhe medalje bronzi në “Sidnei 2000”.
Sipas traditës që i takon një fshati olimpik në Lojërat Olimpike është bërë dhe ceremonia e ngritjes së flamurit, që përkon me urimin e mirëseardhjes së delegacioneve pjesëmarrëse në këtë eveniment madhor, që i përfshin të gjitha sportet.
Kështu ka ndodhur me delegacionin tonë, që vazhdon të jetë i paplotësuar, sepse pritet notari Sidni Hoxha dhe atletja Luiza Gega dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, për ta bërë të plotë.
Por dhe peshëngritësja Evangjeli Veli dhe trajneri Genc Barkiçi, ndërsa kështu është konfirmuar dhe ftesa e Federatës Botërore të Peshëngritjes për Federatën tonë të shtangës.
Gjashtë sportistë, një me normë dhe pesë me ftesa, e gjithsesi Shqipëria arriti tek gjysma e delegacionit që pati në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.