AlbanianSport.com 01.08.2016 08:50
ASNN – Ndërsa afrohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016”, pishtari olimpik ka mbërritur në shtetin Rio. Pishtari do të bëjë një xhiro 5-ditore rreth këtij shteti derisa të mbërrijë në Stadiumin “Marakana” për ceremoninë e hapjes më 5 gusht.
Pishtari Olimpik ka mbërritur tashmë në shtetin e Rios. Gjatë kësaj jave që përfundoi, pishtari ka vizituar ishujt me diell Ilha Bela dhe Angra. Ai ka udhëtuar si në tokë ashtu edhe në det, gjithnjë i shoqëruar nga sportdashës.
Pishtari ka përshkuar në total 20,000 kilometra të territorit brazilian deri në ditën që mbërriti në Rio. Tashmë ai do të bëjë një xhiro 5-ditore në qytetin olimpik, derisa të mbërrijë në datën 5 gusht në stadiumin “Marakana”, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e Lojërave Olimpike, Rio 2016.