Gjergj Vyshka 09.08.2016 10:40
Rafaela Silva, kampione e botës në kategorinë e peshës trupore deri në 57 kg në xhudo tre vjet më parë në Rio, ka sjellë medaljen e parë olimpike për Brazilin në Lojërat Olimpike.
24-vjeçarja ka shkëlqyer të hënën në “Karioka Arena 2” në Rio. Braziliania ka mundur kongolezen Sumija Dorjsuren me vaza-ari dhe i ka dhënë vendit të vet të parën medalje olimpike.
Portugezja Telma Monteiro, që ka mundur francezen Automne Pavia në ripeshkim, dhe japonezja Kaori Matsumoto janë medaljet e bronzta
Rezultatet teknike të xhudos pesha 57 kg femra
1) Rafaele Silva (Brazil)
2) Sumija Dorjsuren (Mongoli)
3) Telma Monteiro (Portugali)
3) Kaori Matsumoto (Japoni)