Rio 2016 / Atletika jep medaljet e para, Ajana, e pandalshme në 10,000 m

Share Button

Atletike-pista-stadiumi

Gjergj Vyshka 13.08.2016 12:30

Atletika ka dhënë medaljet e para olimpike në Rio. Në 10,000 metra një dominim total i etiopianëve, por një e tillë ka ndodhur dhe në 20 kilometra ecje sportive, që ka dhënë fitoren e kinezëve. Por ngjarja e ditës është paraqitja e jashtëzakonshme e etiopianes Almaz Ajana, që ka thyer rekordin e botës në 10.000 metra me 14 sekonda e 33 të qindtat.

Programi i Atletikës në Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” ka nisur menjëherë fort dhe me rezultate befasuese. Etiopiania Almaz Ajana fiton medaljen e artë në 10000 metra për femra duke thyer dhe rekordin botëror të kësaj gare. Nga 29’31”78 në 29’17”45, që do të thotë një thyerje me 14”33 të qindtat. Ndërkohë, etiopiania ka lënë nga pas kenianen Sheruijot me kohën 29’32”53.

Por edhe bashkëatdhetaren e saj Dibaba me 29’42”59. Në të njëjtën garë ka qenë e pafat e kaltërta Veronika Ingleze, që e kishte debutimin e saj në Lojërat Olimpike, ndërsa rrëzuar gjatë garës dhe e ka përfunduar e 30-ta me kohën 32’11”67. Ndërkaq, Kina ka marrë medalje të dyfishtë në 20 kilometra ecje sportive, teksa ka fituar Uong Zheng me 1h19’14”, i cili ka qenë përpara Cai Zelinit 1h19’26”.

Vang, medalje e bronztë në Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe medalje argjendi në Botërorin e 2011-ës dhe 2015-ës, ka marrë titullin e tij të parë të madh. Australiani Dejn Bërd-Smith 1h19’37” ka thyer rekordin e tij personal, ndërsa i treti në ecjen sportive. Francezi Kevin Shampion e ka mbyllur i 49-ti me 1h26’22” shumë larg rekordit të tij 1h20’35”

 

Rezultatet teknike të garës së 10.000 metrave femra

 

1) Almaz Ajana (Etiopi)                                           29’17”45

2) Vivian Jepkemoi Sheruijot (Kenia)                  29’32”53

3) Tirunesh Dibana (Etiopi)                                               29’42”56

 

Rezultatet teknike të garës 20 kilometra ecje sportive meshkuj

 

1) Vang Zheng (Kinë)                                             1h19’14”

2) Cai Zelini (Kinë)                                                  1h19’26”

3) Dane Bird-Smith (Australi)                                1h19’37”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh