AlbanianSport.com 09.02.2016 19:35
ASNN – Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë të ditur federatave sportive anëtare të saj që sportistët dhe stafi që janë të shqetësuar për shëndetin e tyre për shkak të virusit “Zika”, mund të shqyrtojnë mundësinë që të mos udhëtojnë fare në Lojërat Olimpike që mbahen në Rio de Zhaneiro në gusht.
Mesazhi është dhënë në një takim midis midis zyrtarëve të Komitetit Olimpik Amerikan dhe krerët e Federatave Sportive, të mbajtur në fund të janarit. Federatave u është bërë e qartë se asnjeri nuk ka pse të shkojë në Brazil nëse nuk ndihet i qetë sa i përket rreziqeve që paraqet kjo epidemi.