Gjergj Vyshka 22.08.2016 10:05
Dominon stafetën 4×400 metra dhe më pas edhe një të artë në 1500 metra. Xhamajka vjen nga pas, ndërsa Mo Farah bëhet dyfish “kampion olimpik” për Britaninë e Madhe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të ngopur me medalje ari. Dhe pikërisht në ditën e fundit të garave të atletikës i kanë shtuar listës së tyre tre medalje të arta nga tetë që janë zhvilluar. Por dhe dy të bronzta. E më pas “thërrime” për të tjerët. Kështu në kërcim së larti do të dilte në pas spanjollja Betia, në shtizë gjermani Roth, por mbi të gjitha Mo Farah, që është “kampion” i dyfishtë olimpik.
Për t’u evidentuar medaljet e Burundit, Trinidad-Tobagos dhe Bahamasit. E kësisoj atletika nën mbretërimin e amerikanëve ka ulur tiparin në lojërat olimpike. Mateu Kentrovitz ka qenë më i fortë të shtunën në mbrëmje në finalen e 1500 metrave në atletikë për meshkuj. Amerikani ka mbajtur kryesimin e garës që nga fillimi e deri në fund kur dhe e para ka prerë vijën e finishit me kohën 3’50”00. I ka rezistuar presionit të algjerianit Taofik Maklufi, që ka marrë medaljen e argjendtë. Neo-zelandezi Nikola Uillis ka plotësuar podiumin.
Një zhgënjim i madh për kenianin Asbel Kiprop që e ka mbyllur garën në vendin e gjashtë. E argjendtë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, Kaster Semenia ka fituar të shtunën në mbrëmje në Rio medaljen e artë. Afrikano-jugorja, shpërthyese që në turin e dytë, ka dalë fituese me kohën 1’55”29. Ajo ka qenë përpara atletes nga Burundi, Fransin Nijonsaba 1’56”49 dhe kenianes Margaret Vambui 1’56”89, e cila ka marrë rekord personal. Rekordi i botës, që mbahet që nga 1983-i nga çekja Jarmila Kratoçvilova, 1’53”28, as këtë herë nuk u thye.
Semenia, atletja interesante e cila për nga niveli i testosteronit është në nivel të barabarte me një mashkull, ka thyer rekordin e Afrikës së Jugut. “Gara ka qenë shumë e shpejtë, sidomos në 400 metrat e parë, – ka treguar e arta e 800 metrave. – Trajneri im më pati thënë që të jem e duruar dhe të pres momentin e duhur. Unë e dija që do të ishin shumë më të shpejta 200 metrat e fundit. Në momentin e duhur përdora këtë epërsi. Kisha shumë konkurrencë, ndaj është fantastike të fitosh ndaj këtyre konkurrenteve.”
Në këmbët e podiumit më 2012-ën, Ruth Betia ka arritur të marrë medaljen e artë në kërcimin së larti të shtunën në Rio. Spanjollja 37-vjeçare ka arritur lartësinë 1.97 metra ashtu sikurse dhe tre pjesëmarrëset e tij. Por duke e kaluar stekën pa asnjë gabim ka arritur të marrë medaljen e artë. E ka qenë përpara bullgares Mirela Demireva dhe kroates Blanka Vlasiç, të cilat më 2008-ën në Pekin kanë qenë medalje të bronzta dhe të argjendta në kërcimin së larti. Amerikania Shonti Louv, e cila e kishte kaluar lartësinë 1.97 metra në kërcimin e tretë, ka përfunduar në këmbët e podiumit.
Ky është titulli i tretë olimpik për Spanjën në atletikë pas Daniel Plaza në 20 kilometra ecje sportive dhe Fermin Kashos në 1500 metra më 1992 në Barcelonë. Dhe Betia bëhet atletja e parë spanjolle që merr medalje ari në Lojërat Olimpike.
Në paraqitjen e tij të parë në Lojërat Olimpike, Tomas Rohler, 24 vjeç, ka marrë medaljen e artë në hedhje shtize. Gjermani në hedhjen e tij të pestë e ka fiksuar shtizën në lartësinë 90.30 metra. Podiumi është kompletuar nga keniani Julius Jego, që e ka hedhur shtizën në lartësinë 88.24 metra, dhe nga atleti i Trinidad Tabakos, Keshorn Uollkot 85.38 metra. Katërshja amerikane në 4×400 metra ka marrë titullin olimpik me një shpërthim të fundit në pistë të Alison Feliksi. Kështu, amerikanet, Okolo, Hasting, Frensis dhe Feliks, të arta të gjitha së bashku pas vitit 1996, e kanë fiksuar kronometrin e tyre ne 3’19”06.
E kanë qenë përpara xhamajkianeve 3’20”34 dhe Britanisë së Madhe 3’25”88. Alison Feliks merr tre medalje të arta, dy prej të cilave në stafetën 4×100 metra dhe 4×400 metra. Por ka dhe një të argjendtë në 400 metra. Gara e fundit në pistën olimpike të Rios në atletikë ishte stafeta 4×400 metra për meshkuj, e cila është fituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikëss, që me 2’57”30 kanë gjetur kurorën e tyre të artë, të cilën katër vjet më parë në Londër ia ka rrëmbyer Bahamasi. Xhamajka merr medaljet e argjendta, ndërsa Bahamas medaljet e bronzta.
Skuadra e vendit të Karaibeve, duke qenë tre të qindtat më mirë se sa Belgjika, që përfundoi në këmbët e podiumit. Eliud Kipshoge fiton maratonën për meshkuj në Rio. Keniani e ka siguruar medaljen e artë, teksa e ka prerë i pari finishin në 2h08’44”. Për Kipshoge bëhet fjalë për medaljen e tretë olimpike pas medaljes së bronztë të fituar në Athinë 2004 dhe të argjendtës të fituar në Pekin 2008. Por duke i shtuar këtu dhe përfundimet në 5000 metra, atëherë medaljet janë shtuar për kenianin.
Duke mbetur tek maratona, Kipshoge ka qenë fitues edhe në Hamburg më 2013-ën e Çiakgo dhe Roterdam më 2014-ën. E argjendta për etiopianin Lilesa, që 1’10” n nga medalisti i artë, dhe e bronzta për amerikanin Galen Rup, i cili ka ardhur 1’21” pas vendit të parë. Meuçi është tërhequr nga gara pas 13 kilomtrash, ndërsa italianët e tjerë kanë qenë shumë prapa. Pertile i 38-ti dhe La Rosa i 57-ti.
Rezultatet teknike të ditës së nëntë të atletikës
1,500 metra – Meshkuj
1) Mateu Kentroviz (SHBA) 3’50”00
2) Taofik Maklufi (Algjeri) 3’50”11
3) Nikolas Uillis (Zelandë e Re) 3’50”24
800 metra – Femra
1) Kaster Semenia (Afrika e Jugut) 1’55”28
2) Fransine Nionsaba (Burundi) 1’56”49
3) Niairera Margaret Vambui (Kenia) 1’56”89
Kërcim së larti – Femra
1) Ruth Betia (Spanjë) 1.97 metra
2) Mirela Demireva (Bullgari) 1.97 metra
3) Blanka Vlasiç (Kroaci) 1.97 metra
Hedhje shtize – Meshkuj
1) Tomas Rohler (Gjermani) 90.30 metra
2) Julius Jego (Kenia) 88.24 metra
3) Keshorn Uollkot (Trinidad Tabako) 85.30 metra
4×400 metra – Femra
1) SHBA 3’19”06
2) Xhamajka 3’20”34
3) Britania e Madhe 3’25”88
4×400 metra – Meshkuj
1) SHBA 2’57”30
2) Xhamajka 2’58”16
3) Bahamas 2’58”49
Maratona – Meshkuj
1) Eliud Kipshoge (Kenia) 2h08’44”
2) Fejisa Lilesa (Etiopi) 2h09”54”