AlbanianSport.com 15/03/2019 09:45
ASNN – Vllaznia-Dinamo, të shtunën (15:00) dhe Apolonia-Elbasani,të dielën (15:00), takimet më të spikatura. Pas ndërprerjes për shkak të dhunës në Kategorinë Superiore, por edhe bojkotit eventual të gjyqtarëve, edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria e Parë, rikthehet në fundjavë në fushën e blertë me takimet e javës së 22-të në të dy grupet e saj.
Në grupin A, apo grupin e Veriut, në nëngrupin e “play-off”-it, spikat përballja historike Vllaznia-Dinamo, që do të luhet të shtunën. Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00. Po për këtë nëngrup, Erzeni përballet me Korabin, ndërsa për nëngrupin e “play-out”-it, të dielën, duke nisur nga ora 15:00, luhen duelet Burreli-Iliria e Fushë-Krujës dhe Veleçiku i Koplikut-Vora.
Ndërkaq, në Grupin B, apo grupin e Jugut, në nëngrupin e “play-off”-it, të shtunën, duke nisur nga ora 15:00, luhen duelet Bylis-Oriku dhe Besa e Kavajës-Lushnja. Po të shtunën, në nëngrupin e “play-out”-it luhet takimi Pogradeci- Turbina, kur të dielën, luhet përballja Apolonia-Elbasani. Kjo ndeshje, që do të luhet në Fier, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.
Kategoria e Parë
Java e 22-të:
Grupi A
“Play-off”-i
16 mars 2019:
Vllaznia – Dinamo (15:00)
Erzeni – Korabi Peshkopi (15:00)
“Play-out”-i
17 mars 2019:
Burreli – Iliria Fushë-Krujë (15:00)
Veleçiku Koplik – Vora (15:00)
Grupi B
“Play-off”-i
16 mars 2019:
Bylis Ballsh – Oriku (15:00)
Besa Kavajë – Lushnja (15:00)
“Play-out”-i
16 mars 2019:
Pogradeci – Turbina (15:00)
Apolonia – Elbasani (15:00)