AlbanianSport.com 14/09/2018 17:30
ASNN – Pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të Kombëtares kuqezi në kuadër të Ligës së Kombeve, në fundjavë rikthehet Kampionati Kombëtar i Futbollit me ndeshjet e radhës në të dy nivelet e tij. Në nivelin më të lartë, Kategorinë Superiore, luhet java e 4-t dhe ndeshjet janë shtrirë në 3 ditë.
Kështu, të shtunën pasdite gjithçka nis në ora 15:45, me takimin Kamza-Kastrioti, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:45, luhet dueli midis Teutës dhe Kukësit. Dy takimet e tjera luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 15:45, në Laç zhvillohet takimi midis skuadrës vendase dhe Partizanit.
Të dy ekipet që i ndan vetëm një pikë nga njëra-tjetra në renditje. Kurse në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:45, në kryeqytet luhet takimi midis Tiranës dhe Luftëtarit, dy skuadrave që mbyllin fundit e renditjes dhe bardheblutë janë ende në kërkim të fitores së parë.
Ndërsa gjirokastritët nuk kanë marrë as edhe një pikë të vetme në 3 javët e para. Java e 4-ët mbyllet me duelin e kreut, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, që do të luhet të hënën në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:45, në Vlorë. Vendasit dhe korçarët ndajnë kreun e renditjes, me nga 7 pikë secila dhe ende nuk e njohin humbjen.
Kategoria Superiore
Java e 4-t:
Të shtunën, 15/09/2018:
Kamza – Kastrioti 15:45
Teuta – Kukësi 18:45
Të dielën, 16/09/2018:
Laçi – Partizani 15:45
Tirana – Luftëtari 18:45
Të hënën, 17/09/2018:
Flamurtari – Skënderbeu 19:45