AlbanianSport.com 16.06.2015 07:55
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, ka shpallur renditjen e klubeve, që kryesohet ng Reali i Madridit, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut. Në listën prej 454 klubesh të kontinentit, klubi shqiptar që renditet më lart është kampionia e sapokurorëzuar për të 5-tën herë radhazi, Skënderbeu, e cila mban vendin e 249-të, ndërsa më pas vjen Kukësi, në vendin e 356-të, dhe Tirana, në të 371-tin.
Barcelona mund të ketë fituar titullin e kampiones së Evropës, por është Reali i Madridit ai që vazhdon të kryesojë renditjen e klubeve të kontinentit, që është bërë i ditur dje nga UEFA. Madrilenët e mbyllën sezonin 2013-2014, ku u shpallën “kampionë” të Evropës, me 161.542 pikë koeficienti, 4 më tepër sesa Barcelona. Ndonëse në sezonin që sapo u mbyll, Barcelona siguroi 38.042 pikë, Reali vazhdon të kryesojë me 171.999 pikë.
Ndërsa vendin e tretë e mban Bajerni i Mynihut. Pas bavarezëve vijojnë Çellsi, Atlétiko e Madridit, Benfika, Shalke 04-ra, Porto, Arsenali dhe Mançester Junajtid, që plotësojnë 10-shen e të parëve. Në listën prej 454 klubesh të kontinentit, klubi shqiptar që renditet më lart është kampionia e sapokurorëzuar për të 5-tën herë radhazi, Skënderbeu, e cila mban vendin e 249-të, me 5.575 pikë.
Më pas vjen Kukësi, në vendin e 356-të, me 2.2825 pikë, Tirana, në të 371-tin, me 2.575 pikë, si dhe Laçi dhe Dinamo, që ndajnë vendin e 396-të dhe të 397-të, me nga 2.075 pikë secila. Duhet theksuar se blutë kryeqytetas, 18 herë kampionë të vendit, e ruajnë këtë renditje edhe pse militiojnë prej disa sezonesh në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë e Parë.
Më pas vijojnë Flamurtari, në të 384-tin, me 2.325 pikë, dhe Teuta, Vllaznia e Besa, përkatësisht në vendet 418, 420 dhe 421.