AlbanianSport.com 23.10.2014 12:20
ASNN – Shqipëria ka zbritur 3 vende në renditjen e FIFA-s, të publikuar sot në faqen e saj zyrtare.
Pas ndeshjes me Danimarkën, ku kuqezinjtë barazuan 1-1, Shqipëria pozicionohej në vendin e 45-të, një vend mjaft komod ky për kombëtaren tonë pas asaj paraqitje mjaft të mirë në atë ndeshje.
Në renditjen e muajit tetor, midis kombëtareve të të gjithë botës, tashmë kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 48-të me 604 pikë.
Duke parë renditjen e re të FIFA-s, bie në sy një rënie drastike edhe e Serbisë. Aktualisht, kombëtarja serbe pozicionohet në vendin e 46-të, me 614 pikë, po aq sa Turqia.
Serbët kanë zbritur plot 12 vende në renditjen e FIFA-s.