AlbanianSport.com 07.01.2016 17:40
ASNN – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e nis 2016-ën në të njëjtën vend në renditjen botërore të FIFA-s. Mungesa e ndeshjeve ndërkombëtare ka bërë që të ketë pak ndryshime në renditjen botërore dhe përfaqësuesja shqiptare ruan vendin e 38-të. Skuadra e drejtuar nga Xhovani De Biazi numëron 746 pikë.
Ajo vazhdon të lerë pas në klasifikim skuadra si Danimarka, Greqia, Finlanda apo Paraguaji. Nuk ka ndryshime as në kreun e renditjes, pasi Belgjika ruan vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja. Kështu, Kombëtarja e Shqipërisë e nis 2016-ën aty ku e mbylli vitin e shkuar, pasi nuk ka ndryshime për skuadrën kuqezi në renditjen e FIFA-s për muajin janar.
Ndërkohë, ajo që duhet theksuar, është se kuqezinjtë janë pas tre rivalëve me të cilët do të përballen në grupin A të Euro 2016, Zvicrës, Rumanisë dhe Francës. Nuk ka ndryshime as në kreun e renditjes së FIFA-s. Belgjika ruan vendin e parë e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.