AlbanianSport.com 12.01.2014 19:55
ASNN – Kombëtarja kuqezi vazhdon të zbresë në renditjen botërore të FIFA-s, kjo edhe për arsye se nuk ka zhvilluar ende ndeshje në këtë fillim viti. Nga vendi i 58-të që mbante para një muaji, Shqipëria ka zbritur me 5 shkallë dhe tashmë renditet e 63-ta.
Nga skuadrat e tjera të grupit I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Portugalia nuk e ka lëvizur nga vendi i shtatë, ndërsa Danimarka ka ngjitur 2 shkallë, duke u renditur e 28-ta. Edhe Serbia ka zbritur me një vend dhe tashmë renditet e 38-ta, ndërsa Armenia ka bërë kapërcimin më të madh, me 5 vende dhe tashmë renditet e 74-ta.
Përsa i përket kreut, udhëheqin Gjermania e para Argjentina e dyta dhe vendi i tretë i përket Kolumbisë. Më pas vijnë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca, Uruguaji dhe Spanja, që plotësojnë 10 vendet e para të këtij muaji të renditjes së përpiluar nga organizmi që qeveris futbollin botëror.
Duhet theksuar se në renditjen e këtij muaji, kanë qenë vendet afrikane dhe ato aziatike që kanë bërë më tepër përparime në renditje, për shkak të veprimtarive të tyre kontinentale.