Rehabilitimi njerëzor nëpërmjet kafshëve, një përvojë e veçantë austriake

Share Button

AlbanianSport.com 12/05/2020 20:35

ASNN – Në fakt, bota moderne njeh një spektër të gjerë të trajtimit psikologjik të problemeve të njeriut, madje edhe metoda që, në dukje, mund të ngjajnë të pazakonta, apo edhe të çuditshme. E themeluar në vitin 2002 nga Rosvita Zink dhe Verena Bitman, “e.motion – Lichtblickhof Vienna” është shoqata që përdor kafshët, veçanërisht kuajt, për të mbështetur dhe rehabilituar fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga uria, trauma, paaftësia ose sëmundja.

Me jo më pak se njëzet kuaj, por edhe kafshë më të vogla si dele, qen dhe mace, ata ndihmojnë të traumatizuarit të rifitojnë guximin dhe forcën. Shoqata ka rreth 12  terapistë të pavarur që shoqërojnë rreth 300 fëmijë në javë. Alisa, është një vajzë 9 vjeç, gjermane, e cila ka 3 vite që trajtohet aty. “Më pëlqen shumë ky vend dhe kafshët. Ato janë shumë të ëmbla dhe sa herë hipi në kalë ndjehem shumë e lehtësuar”, – rrëfen ajo.

Faktin që kuajt janë një terapi e shkëlqyer për të larguar ankthin, stresin apo për të rifituar besimin, e pranon edhe Valerie Glenk, një terapiste në këtë shoqatë. “Gjëra më e rëndësishme për fëmijët është sigurisht që ata të marrin vetëbesim të plotë përmes kuajve, – thotë ajo. – Kuajt i bëjnë të ndjehen më të mëdhenj e më të fortë. Fëmijët ndjehen të lirë, të marrë seriozisht. Kuajt tanë bëjnë atë që fëmijët dëshirojnë dhe askush tjetër nuk mund të jetë si ata.”

“Sidomos tani, në krizën e shkaktuar nga virusi korona, kuajt janë një terapi e jashtëzakonshme”, – përfundon terapistja. Aty vijnë shumë fëmijë që vuajnë pasoja të ndryshme psikologjike. Ka fëmijë që vijnë nga prindër të divorcuar, me përvojë të ngacmimeve të ndryshme, me probleme psikologjike, me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore e plot të tjera. Edhe njëherë duhet theksuar se të bërit sport, është me të vërtetë thelbësore, jo vetëm për trupin por edhe për mendjen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh