Regbi / Ornel Gega, një shqiptar në formacionin e përfaqësueses së Italisë

Share Button

Regbi-Ornel-Gega-bust

Gjergj Vyshka 06.02.2016 08:00

Trajneri i të kaltërve, Brunel, e ka thirrur lezhjanin, i cili që nga vera është pjesë e Beneton Trevizos, ndërsa është parashikuar në formacion përballë Francës në ndeshjen e parë jashtë fushe të vitit. Ornel Gega është shqiptari që sot do të debutojë për Italinë në regbi në ndeshjen e parë jashtë fushe të turneut të “Gjashtë Kombeve”, ndërsa të kaltrit do të jenë përballë Francës.

Pikërisht trajneri i përfaqësueses së të kaltërve, Brunel, edhe duke e parë paraqitjen e mirë që Gega është duke bërë me Beneton Trevizon, skuadër në të cilën është rikthyer në verë, ka menduar ta marrë, ndërsa cilësohet si një nga risitë e përfaqësueses së Italisë. Gega është një nga shqiptarët që debutojnë në regbinë italiane. Verën e kaluar, durrsaku i famshëm, Ogert Pako, është thirrur në një ndeshje miqësore mes veteranëve të Italisë.

Pa thënë që pjesa më e madhe e kombëtares së Shqipërisë në regbi prej nga nis fillesa për hapjen e këtij sporti në vend, është pikërisht në shtetin përtej Adriatikut nën drejtimin e Gaspër Daupit. Dhe Ornel Gega është një shenjë që edhe shqiptarët dinë ta luajnë këtë sport.

E jo më kot, jo më larg se dhjetë ditë përpara, në mjediet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kanë mbërritur dy përfaqësues të këtij sporti (një ish-lojtar dhe një trajner i femrave). Sepse ata e dinë që shqiptarët e luajnë këtë sport, ndërsa Ornel Gega, si njëri prej tyre, është dhe pjesë e jona.

 

Formacionet e mundshme Francë – Itali

(sot në “Sont’Denis”, ora 15:25)

 

Franca: Arus, Guirardo, Slimani, Jedrasiak, Maestri, Lauret, Shouli, Pikamoles, Bezi, Plison, Vakatava, Danti, Fikou, Boneval, Medard

Italia: Lovoti, GEGA, Çitadini, Biaxhi, Fuzer, Minto, Zani, Parise, Gori, Cana, Belini, Garcia, Kampanjaro, Sarto, Odiete

 

Turneu i Gjashtë Kombeve në Regbi

 

Java e parë:

 

Të shtunën:

Francë – Itali                         ora 15:25

Skoci – Angli                                    ora 16:50

 

Të dielën:

Irlanda – Uells                      ora 15:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh