Gjergj Vyshka 07.02.2016 08:35
Italia e ka humbur ndeshjen e saj të parë në turneun e Gjashtë Kombeve në “Sont’ Denis” të Parisit, teksa është mundur nga Franca, ngushtësisht 21-23.
Në një ndeshje, e cila është ndjekur nga 64 mijë spektatorë dhe gjykuar nga anglezi Doil, ka kontribuar dhe shqiptar Ornel Gega.
Lezhjani i Beneton Trevizos ka qenë në fushë jo vetëm si titullar, por edhe ka luajtur për 56 minuta.
Një aktivizim që i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata të regbisë, por që Italia edhe me Gegën e ka nisur me humbjen turneun e Gjashtë Kombeve.