Refleksion / Urime Jurgen!

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-kampion

Nga Ahmet Golemi* 25.12.2014 14:20

Kur në pranverën e dy viteve më parë, në Kampionatin kombëtar të boksit në Kavajë për moshat 15-16 vjeç, pas ceremonisë përmbyllëse, një meso-burrë me trup atleti, më shfaqi dëshirën që të shkruaja për boksierin Jurgen Uldedaj, ngaqë ishte i bindur se djali i tij kishte prirje për sportin e nisur, kam refuzuar. “Kam hequr dorë nga të shkruarit në shtypin sportiv”, ja ktheva dhe më pas me një buzëqeshje, me mëdyshjen e ambicies prindërore për të përligjur në rreshta entuziazmin të djalit të porsashpallur kampion në kategorinë e rëndë, u largova.
Miqtë ma dinë dobësinë për talentet e reja të ringut dhe duke parë Jurgenin në ring kujtoj veten, ndërsa përveç medaljes së kampionit u vlerësua dhe si boksieri më i mirë i aktivitetit, së bashku dhe me Rexhildo Zenelin. Në fakt, Jurgeni nuk arriti të më bindi për klas boksimi nga që të dy rivalët e tij u tërhoqën para kohe. Një vit më vonë sërish kampion kombëtar për moshat 17-18 vjeç duke u cilësuar denjësisht si boksieri më i mirë. Mjeshtërisë së boksimit bashkëkohor iu shtua më vonë dhe medalja e bronztë në Kampionatin Evropian për këtë moshë të zhvilluar në Rusi.
E kam përgëzuar Jurgenin duke e cilësuar si boksieri i së ardhmes. Ringut shqiptar gjatë udhëtimit të tij asnjëherë nuk i kanë munguar boksierët e spikatur. Në këtë rast i jap të drejtë boksierit të mirënjohur Luan Krasniqi, i cili e ka cilësuar boksin si sporti burrëror i shqiptarëve për cilësitë dhe dhuntitë psiko-fizike që kërkon. Vetë Luani e ka dëshmuar me bindje këtë në karrierën e shkëlqyer të boksimit amator e më tepër në atë profesionist. Jurgen Uldedaj me shokë si 17-vjeçar është kthyer në një makinë të përsosur e solide e krijuar nga natyra dhe Zoti.
Gjithnjë për të na dhuruar emocione të forta në ringjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Me bindje e pohoj se Jurgeni e tejkalon grintën e një boksieri amator. Është e qartë se talenti i tij natyror tashmë i plotësuar ia rrit vlerat mjeshtërore nga ndeshja në ndeshje veçanërisht në ato ndërkombëtare. Së fundmi është nder të jesh trajner i Jurgen Uldedajt që me mund e përvojë ja jap në procesin stërvitor dhe ai ta shpërblen në ring. Dhe shembulli konkret është dhe medalja e Artë në turneun e 17-18 vjeçarëve në Baku. Ndaj s’më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj Jurgen Uldedajt, por dhe trajnerit të tij Sead Bushati, një vit të mbarë dhe sa më shumë medalje.

* Mjeshtër i Madh

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh