“Red Bull” djeg Riçiardon, bën Hemiltonin mbret të Montekarlos

Share Button

Formula-1-logo

Gjergj Vyshka 30.05.2016 09:35

Një garë për t’u harruar e “Ferrari”-t me Fetelin të katërtin dhe Raikonenin, që e ka braktisur garën në xhiron e 12-të. Një garë mes shiut e diellit, që shkakton probleme për pilotët. Gabim fatal në “bokse” i “Red Bull”-it dhe Hemiltoni, piloti i “Mercedes”-it, është kthyer si fitues në Çmimin e Madh të Montekarlos në Formula 1.

“Ferrari” përfundon keq, ndërsa Fetel është i katërti, Raikonen ka problem dhe e mbyll garën në xhiron e 12-të. Nisje me probleme dhe e kundërshtuar nga pilotët. Makina e sigurisë, kjo edhe për shkak të shiut, e lë pistën pas 7 xhirosh. Në xhiron e 12-të Raikonen gabon në kthesë dhe është jashtë. Del dielli dhe pilotët ndryshojnë gomat.

Në këtë moment, një gabim i madh në “bokse” i “Red Bull”-it që e lejon Hemiltonin të parakalojë kryesuesin Riçiardo, që në fakt kërkon komandën e garës dhe sulmon. Fetel zgjatet dhe përfundon në vendin e katërt, tenton të surprizojë Perezin, që është i treti, por rrezikon të dalë jashtë piste. Për Ferrarin një garë për t’u harruar.

 

Formula 1

Çmimi i Madh i Montekarlos (Monakos)

 

Rezultatet teknike të garës:

 

1)       L. Hemilton (Britani e Madhe)        Mercedes       1h59’29”133

2)       D. Riçiardo (Australi)                       Red Bull        + 7”252

3)       S. Perez (Meksikë)                           Force India    + 13”825

4)       S. Fetel (Gjermani)                           Ferrari                        + 15”846

5)       F. Alonso (Spanjë)                           Mekklaren     + 1’25”076

6)       N. Hulkenberg (Gjermani)              Force India    + 1’32”999

7)       N. Rosberg (Gjermani)                    Mercedes       + 1’33”290

8)       K. Sainz Junior (Spanjë)                Toro Roso      1 xhiro

9)       Xh. Baton (Britani e Madhe)          Mekklaren     1 xhiro

10)      F. Masa (Brazil)                                Uilliams          1 xhiro

11)      V. Botas (Finlandë)                         Uilliams          1 xhiro

12)      E. Gutierrez (Meksikë)                     Has                 1 xhiro

13)      R. Groszhon (Francë)                     Has                 2 xhiro

14)      P. Vehrlein (Gjermani)                    Manor             2 xhiro

15)      R. Harianto (Indonezi)                    Manor             2 xhiro

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

 

1)       N.Rosberg (Gjermani)                     Mercedes       106 pikë

2)       L.Hamilton (Britani e Madhe)         Mercedes         82 pikë

3)       D.Riçiardo (Australi)                                    Red Bull          66 pikë

4)       K.Raikonen (Finlandë)                   Ferrari                          61 pikë

5)       S.Vetel (Gjermani)                           Ferrari                          60 pikë

6)       M.Verstapen (Holandë)                  Toro Roso        38 pikë

7)       F.Masa (Brazil)                                 Uilliams            37 pikë

8)       V.Botas (Finlandë)                          Uilliams            29 pikë

9)       S.Perez (Meksikë)                            Force India      23 pikë

10)      D.Kviat (Rusi)                                   Red Bull          22 pikë

11)      R.Grosjean (Francë)                        Has                   22 pikë

12)      K.Sainz Junior (Spanjë)                 Toro Roso        16 pikë

13)      N.Hulkenberg (Gjermani)               Force India      14 pikë

14)      K.Manjusen (Danimarkë)               Reno                  6 pikë

15)      Xh.Baton (Britani e Madhe)           Mekklaren         5 pikë

16)      S.Vandorne (Belgjikë)                     Mekklaren         1 pikë

 

Renditja e konstruktorëve të makinave:

 

1)         Mercedes       188 pikë

2)         Ferrari                        121 pikë

3)         Red Bull        112 pikë

4)         Uilliams            66 pikë

5)         Force India      37 pikë

6)         Toro Roso        30 pikë

7)         Mekklaren       24 pikë

8)         Has                   22 pikë

9)         Reno                  6 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh