AlbanianSport.com 06.10.2016 23:45
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës është mundur thellë, 0-6, nga Kroacia, në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin I, të luajtur në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Pjesëmarrësja më e re e Eliminatoreve të Botërorit ka pësuar gol që në minutën e 6-të, duke e mbyllur pjesën e parë të takimit me rezultatin 3-0, me të tre golat të shënuar nga sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiç.
Pjesa e dytë ishte disi me e ekuilibruar edhe pse Kosova pësoi edhe 3 gola të tjerë. Për të ndjekur ndeshjen e përfaqësueses së tyre në Shkodër ishin të pranishëm rreth 16 mijë shqiptarë të Kosovës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Albert Bunjaku është treguar e pafuqishme ndaj Kroacisë, madje nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, duke pësuar gol në minutën e 6-të të ndeshjes.
Mario Manxhukiçi ishte ai që tronditi “Dardanët”, i cili shënoi edhe dy tjera në pjesën e parë, në minutën e 24-ët dhe atë të 35-të. Në pjesën e dytë, Kosova e nisi mirë ndeshjen, por, siç kishte ndodhur edhe në pjesën e parë, ekipi i Kosovës nuk arriti të gjejë rrugën drejt portës, pavarsisht rasteve që u krijuan për shënim. Sidoqoftë, futbollistë e Kosovës pësuan edhe 3 gola të tjerë në pjesën e dytë.
Matej Mitroviçi, Perisiçi dhe Kaliniçi ishin autorët e golave që vulosën rezultatin përfundimtar me rezultatin 6-0 në Kroaci.