Reali i Madridit “ringjallet” në Romë, Bajerni “tërmet 5-ballësh” ndaj Benfikës

Share Button

AlbanianSport.com 28/11/2018 07:55

ASNN – Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmjen e së martës emocione të forta, sidomos për rezultatet që prodhuan ndeshjet, pasi u luajtën takimet e katërta në grupet E, F, G dhe H. Kryendeshja e mbrëmjes mund të quhet ajo mes Hofenhaimit dhe Shahtjorit të Donjeckut, e cila u fitua nga ukrainasit me rezultatin 2-3. Katër gola u shënuan në pjesën e parë, ku epërsisë me dy gola të ukrainasve iu përgjigjën gjermanët me dy golat e barazimit brenda fraksionit të parë të lojës.

Por në fundin e ndeshjes, pikërisht në kohën shtesë, Shahtjori e shtangu Hofenhaimin duke shënuar golin e tretë dhe duke shkuar tashmë në 5 pikë, duke bërë që të jetë plotësisht në garë për duelin e fundit e direkt me Lionin për vendin e dytë në grupin F. Lioni nga ana tjetër nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Mançester Sitin. Anglezët e kishin siguruar kualifikimin, por francezët  me një pikë kanë shans kualifikimi si të dytët në grup.

Por vetëm nëse marrin qoftë dhe një barazim me Shahtjorin në ndeshjen e fundit në këtë grup. Kurse Hofenhaimi ka mbetur jashtë, pasi ka vetëm 3 pikë në renditje, ndërsa Lioni ka 7. Në grupin E, Bajerni i Mynihut u tregua i pamëshirshëm ndaj Benfikës, duke fituar 5-1. Nga dy gola shënuan Roben dhe Levandovski e një gol realizoi Riberi, që e bënë të pavlerë golin e Fernandezit. Me këtë fitore Bajerni shkoi në 13 pikë. Në vend të dytë ndodhet Ajaksi që fitoi në Athinë 0-2 ndaj AEK-ut dhe holandezët kanë 11 pikë.

Dueli direkt për vendin e parë në grup do të luhet në takimet e fundit, pas dy javësh. Ndërkohë, Benfika mbetet në vend të tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, kurse AEK-u ka zero pikë. Në grupin G, Reali i Madridit rigjeti potencialin e tij në këtë veprimtari prestigjioze, pasi mundi Romën brenda në “Olimpiko” 2-0, duke i marrë kreun e renditjes me 12 pikë, ndërsa skuadra italiane mbeti e dyta me 9 pikë. Në vend të 3-të u ngjit Viktoria e Plzenjit, që mundi në udhëtim CSKA-në e Moskës 2-1.

Të dyja skuadrat kanë 4 pikë, por çekët kanë fituar duelin direkt dhe kanë më shumë shanse për këtë pozicion. Në grupin H, Juventusi kreu detyrën me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj vlencias, me golin e Manxhukiçit në pjesën e dytë. Kjo fitore e mban Juven në vend të parë me 12 pikë, të ndjekur nga Mançester Junajtid me 10 pikë. Skuadra e Murinjos gjeti fitoren të martën në mbrëmje ndaj Jang Bojsit vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Një fitore që hap garën në këtë grup për vendin e parë në renditje, megjithëse në duelin e fundit Juve do të ketë përballë Jang Bojs.

 

Liga e Kampioneve

Ndeshjet e 4-ta në grupe

 

Grupi E

 

AEK Athinë – Ajaks             0-2

Bajern Mynih – Benfika       5-1

 

Renditja

Nr. Skuadra               Pikë

  1. Bajern Mynih 13
  2. Ajaks 11
  3. Benfika   4
  4. AEK Athinë   0

 

Grupi F

 

Lion – Mançester Siti                       2-2

Hofenhaim – Shahtjor Donjeck      2-3

 

Renditja

Nr. Skuadra               Pikë

  1. Mancester Siti 10
  2. Lioni   7
  3. Shahtjor Donjeck   5
  4. Hofenheim   3

 

Grupi G

 

CSKA Moskë – Viktoria Plzenj       1-2

Roma – Real Madrid                                    0-2

 

Renditja

Nr. Skuadra               Pikë

  1. Real Madrid 12
  2. Roma   9
  3. Viktoria Plzen   4
  4. CSKA Moskë   4

 

Grupi G

 

Juventus – Valencia                                    1-0

Mançester Junajtid – Jang Bojs     1-0

 

Renditja

Nr. Skuadra                           Pikë

  1. Juventus 12
  2. Mancester Junajtid 10
  3. Valencia   5
  4. Jang Bojs 1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh