AlbanianSport.com 08/09/2021 23:20
ASNN – Reali i Madridit është duke u përgatitur për merkaton e sezonit të ardhshëm. Në tavolinën e drejtuesve të klubit madrilen ndodhen emrat e 4 futbollistëve, Kilian Mbapé, Erling Ha’aland, Robert Levandovski dhe Pol Pogba. Ky i fundit vjen me kosto zero sepse i mbaron kontrata. Mbape mund të vijë në janar, gjithnjë nëse gjigantja madrilene mund të sjellë ofertën që kërkojnë financuesit e Paris së SG-së nga Katari. Mbetet për t’u zgjedhur më pas midis Ha’alandit dhe Levandovskit.
Ndërsa është për t’u luajtur një kampionat i tërë, por objektivat e merkatos për sezonin e ardhshëm duhet të sistemohen që tani. Në zyrat e klubit të Realit të Madridit ndodhen emrat e 4 futbollistëve, Mbapé, Ha’aland, Levandovski dhe Pogba. Këtij të fundit i përfundon kontrata dhe mund të vijë me kosto zero. Mbapé duhet të nënshkruajë në janar. Pyetja është se cili mund të vijë nga dy sulmuesit, Ha’aland apo Levandovski, pasi vetëm njëri mund të vishet me ngjyrat e “Galaktikëve”.
Mundësia e parë e Realit të Madridit është që të marrë 21-vjeçarin Ha’aland, pasi të nënshkruajë me 22-vjeçarin Mbapé. Por, sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, mundësia e ardhjes së norvegjezit tek Reali është e lidhur me largimin e Mbapésë nga Paris SG-së. Do të jetë një ofertë shumë e madhe nëse Mbapé largohet nga skuadra e tij. E ndoshta madrilenët nuk do të mund të konkurrojnë ekonomikisht me pronarët e mëdhenj të Katarit.
Por madrilenët kanë në favor dëshirën e futbollistit që kërkon të shkojë te ata. Megjithatë, ekziston edhe një emër tjetër në merkaton e verës së ardhshme. Eshtë 32-vjeçari Levandovski. Por Bajerni i Mynihut e la polakun jashtë listës së merkatos, ashtu si bëri Borusia e Dortmundit me Ha’alandin. Verën e ardhshme situata është e ndryshme. Levandovski ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin bavarez dhe do të kërkojë zyrtarisht të largohet.
Dhe meqenëse është në sezonin e tij të fundit, ai duhet ta kërkojë largimin me një çmim të arsyeshëm, mbi të gjitha për një sulmues të kategorisë së tij, i cili, pavarsisht moshës që ka, është ende në kulmin e karrierës së tij. Levandovski ishte në prag të nënshkrimit për klubin madrilen në 2014-ën, pak para se të përfundonte transferimi i tij tek Bajerni i Mynihut, që e mori atëherë me kosto zero nga Borusia e Dortmundit.
Polaku e kishte mahnitur Florentino Perezin në prill 2013, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. “Leva” ishte i angazhuar atëherë tek Bajerni, por përfaqësuesi i tij në atë kohë, Çezari Kuharski, i ofroi Realit të Madridit mundësinë për të paguar klauzolën prej 20 milionësh për t’u larguar nga Mynihu dhe për ta çuar drejt “Saintiago Bernabeut”. Madje raportohet se vetë Levandowski kishte dhënë dritën jeshile.
Por Florentino Perez nuk e pa të arsyeshme ta kryente këtë veprim në momentin e fundit dhe e hodhi poshtë idenë. Pas kësaj, në 2016, Levandovski dhe madrilenët u përpoqën përsëri, por polaku përfundoi duke rinovuar me Bajernin e Mynihut. Verën e ardhshme do të shkruhet një kapitull i ri nëse Paris SG-ja nënshkruan me Erling Ha’alandin…