Reali i Madridit, fitore cinike ndaj Interit, triumfon në fund në “San Siro”

Share Button

AlbanianSport.com 15/09/2021 22:55

ASNN – Spanjollët triumfojnë në “San Siro” me një gol të vetëm të shënuar në fund. Inter-Real i Madridit, i vlefshëm për grupin D, ka qenë përballja më e spikatur e mbrëmjes së të mërkurës dhe që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1.

Në fakt, pjesa e parë e përballjes së luajtur në Stadiumin “San Siro” të Milanos ka parë zikaltërit, tashmë të drejtuar nga trajneri Simone Inzagi, pas largimit të Antonio Kontes, të  bëjnë një vëllim më të madh loje përkundër madrilenëve të udhëhequr nga trajneri italian, Karlo Ançeloti, që kanë bërë një lojë më cinike.

Megjithëse rastet nuk kanë munguar për kampionët në fuqi të Italisë, ata kanë gjetur përballë gardianin e portës së Realit, belgun Kurtua, i cili nuk ka lejuar prekjen e rrjetës së tij. Në krahun tjetër, edhe miqtë provojnë dhe godasin rrezikshëm, por asnjëra skuadër nuk e ka gjetur dot rrugën e rrjetës, ndaj 45 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura.

Ndërkaq, ato të dytat kanë qenë më të luftuara, me një lojë më të hapur nga të dyja skuadrat dhe me një futboll që është zhvilluar sa në njërën portë, në portën tjetër. Ashtu sikundër Reali në pjesën e parë që iu fal portierit Kurtua, edhe Interi në të dytën iu fal portierit Handanoviç.

Por, sidoqoftë, ky i fundit është mposhtur në minutën e parafundit të kohës së rregullt, teksa madrilenët kanë gjetur golin me Rodrigon. Nuk ka më kohë për Interin, që mundet kështu 0-1 në shtëpi nga Reali i Madridit, që ndan kreun e renditjes së grupit D me Sherifin e Tiraspolit pas ndeshjeve të para.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh