Reali i Madridit fiton Botërorin e Klubeve, mposht Al-Ain’in 4-1 në finale

Share Button

AlbanianSport.com 22/12/2018 21:40

ASNN – Botërori i Klubeve në Futboll, që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka kurorëzuar të shtunën Realin e Madridit si fitues për të 3-tin herë në 4 vitet e fundit. Kampionia në fuqi e Evropës triumfoi me shifrat 4-1 ndaj vendasve të Al-Ain’it, ndërsa vendin e 3-të e mori River Plejti, që mposhti thellë, 4-0, Kashima Entllërsin.

Reali i Madridit përmbylli një tjetër vit të jashtëzakonshëm, duke siguruar për të 3-tën herë radhazi trofeun e Botërorit të Klubeve në Futboll, duke mposhtur bindshëm kampionen vendase, Al-Ainin, me rezultatin 4-1. Finalja e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë në fakt rrugë me një kalim për kampionen e Evropës.

Ajo ka kapërcyer një rast të mirë të humbur për vendasit në minutën e 13-të, duke u kundërpërgjigjur menjëherë në aksionin tjetër, e duke kaluar në epërsi me anë të futbollistit më të mirë të botës në 2018-ën, Luka Modriçin. Pavarsisht rasteve të shumta, por të shkuara dëm nga madrilenët, kryesisht nga Benzema, por edhe një goli të vendasve, të anuluar për pozicion jashtë loje, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë njëgolëshe të evropianëve, të cilët do të dyfishojnë shifrat në minutën e 60-të, me anë të të riut Jorente.

Reali vazhdoi të dominonte dhe 11 minuta para fundit, kapiteni Serxhio Ramos gjen edhe golin e 3-të. Japonezi Tsukasa Shiotani gjeti më në fund golin e ngushëllimit për arabët, në minutën e 86-të, por gjithçka do të mbyllet në minutën e parë shtesë, kur  Jahia Naderi kthen në rrjetën e vet topin e goditur nga Vinicius Zhunjor, duke vulosur fitoren 4-1 të Realit të Madridit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh