Real Betis përmbys Real Sociedadin 3-1, siguron vendin në çerekfinale

Share Button

AlbanianSport.com 26/01/2021 23:55

ASNN – Të mërkurën, dy duele në RTSH Sport, Sevilja-Valencia (19:00) e Rajo Vajekano-Barcelona (21:00). Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Spanjës, është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që po sjell këtë mesjavë ndeshjet e turit të 16-shes. Dhe transmetuesi publik ka sjellë të mërkurën në mbrëmje drejtpërdrejt takimin e luajtur në Stadiumin “Benito Vijamarin” të Seviljes, midis Real Betisit dhe Real Sociadadit.

Kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar në epërsi pas 13 minutash lojë, kur Mikel Ojarzabal ka përcjellë në rrjetë një pasim të Andoni Gorosabelit. Me këtë epërsi minimale do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nisin praktikisht me një karton të kuq në dëm të skuadrës mike, pasi Asier Ijarramendi merr kartonin e dytë të verdhë dhe e lë skuadrën me 10 lojtarë. Por në minutën e 76-të, shembullin e tij e ndjek Antonio Sanabria i vendasve.

Ai merr gjithashtu kartonin e dytë të verdhë dhe e lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Me forcat të barazuara në fushë, janë vendasit më kërkues dhe Serxhio Kanales do të barazojë shifrat 11 minuta para fundit. Në barazim 1-1 do të mbyllet koha e rregullt, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Dhe në të parën, në minutën e 96-të, i futuri në fushë Borha Iglesias do të përmbysë shifrat në favor të Betisit.

Do të jetë i njëjti lojtar që do të realizojë golin e 3-të të vendasve dhe të dytin personal, në minutën e 111-të. Pavarsisht një goli të anuluar të Adnan Januzajt për miqtë në minutat e fundit, nuk ka më ndryshim rezultati dhe Real Betisi mposht Real Sociedadin 3-1 dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Spanjës, ndërsa të mërkurën do të vijnë në RTSH Sport dy duele të tjera, Sevilja-Valencia, duke nisur nga ora 19:00 dhe Rajo Vajekano-Barcelona, duke nisur nga ora 21:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh