AlbanianSport.com 20.05.2015 13:50
ASNN – Federata Italiane e Futbollit, e më konkretisht Komisioni Disiplinor i saj, mori një vendim të rëndë për Interin, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve zikaltër ndaj mesfushorit të Juventusit, Pol Pogba.
Francezi është sulmuar me kore raciste e fyese, gjë që është kapur nga zyrtarët e Federatës Italiane dhe është shënuar në raportin e ndeshjes. Për pasojë, komisioni vendosi që Interi të dënohet me mbylljen e një sektori të rëndësishëm të “San Siros”, pikërisht tribuna që quhet “Curva Nord” (harku i veriut).
Një vendim i tillë do të apelohet me siguri nga Interi, pasi sektori në fjalë i stadiumit është i ultrasve dhe atje Interi ka mbështetjen më të madhe nga tifozët. Duhet thënë se pak ditë më parë Interi u dënua edhe nga UEFA për mashtrim financiar.