Gjergj Vyshka 24.03.2017 17:35
Fundjavën e kaluar është zhvilluar takimi kombëtar i qitjes me ajër, që u bë në poligonin e Klubit Shumësportesh Studenti, i cili mban emrin e “Rexhep Ramës”.
Në këtë takim kombëtar kanë marrë pjesë 34 qitës, të cilët kanë përfaqësuar klubet e Tiranës, Teutës, Studentit, Elbasanit, Flamurtarit dhe Tomorit.
Garat e pistoletës janë dominuar nga Mariana Mata dhe Agim Rama të Tiranës, kurse në pushkë kanë dalë fitues Kristina Hanxhari e Studentit dhe Olsi Avllazagaj i Elbasanit.
Madje qitësja e re e Studentit, Kristina Hanxhari, konsiderohet me shumë perspektivë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Qitjes, ndërsa rezultati i saj është premtues.
Gara e radhës do të jetë përsëri në poligonin e klubit Studenti.
Takimi Kombëtar i Qitjes me Ajër 2017
Rezultatet teknike:
Pistoletë – Femra
1) Marjana Mata (Tirana) 366 pikë
2) Aida Mustafaj (Studenti) 360 pikë
3) Edlira Shyti (Tirana) 356 pikë
Pistoletë – Meshkuj
1) Agim Rama (Tirana) 562 pikë
2) Arben Cerina (Studenti) 561 pikë
3) Besnik Hajdari (Studenti) 551 pikë
Pushkë – Femra
1) Kristina Hanxhari (Studenti) 376 pikë
2) Anila Pavle (Studenti) 368 pikë
3) Sonila Muça (Tomori) 376 pikë
Pushkë – Meshkuj
1) Olsi Avllazagaj (Elbasani) 540 pikë
2) Florenc Nuredini (Tirana) 534 pikë
3) Andi Gjindali (Flamurtari) 502 pikë